Pacolli pohon se Bregu i Fildishtë e ka njohur Kosovën

Bregu i Fildishtë është shteti i 84-të që ka njohur Republikën e Kosovës, ka njoftuar zyra e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, në një komunikatë për media.

Në njoftim nuk është prezantuar nota verbale e njohjes, por thuhet se njohja nga Bregu i Fildishtë “i është prezantuar zotit Pacolli, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildishtë, Alasan Ouatara, gjatë një takimi në Nju Jork”.

Autoritetet në Kosovë janë gjithashtu në pritje të notave verbale të njohjes nga Nigeria dhe Gaboni.