Medvedevi i vë ultimatum ministrit të Financave

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i ka dhënë ultimatum ministrit të Financave, Aleksej Kudrin, të vendosë nëse do ose jo të mbajë postin.

Kudrin, i cili jashtë vendit është vlerësuar si garantues i stabilitetit ekonomik të Rusisë gjatë 11 vjetëve në post, tha se do të refuzojë të shërbejë në qeverinë e ardhshme, po qe se ajo do të udhëhiqej nga Medvedevi.

"Nëse nuk jeni dakord me politikën e presidentit, e cila ekzekutohet nga qeveria, atëherë ju keni një mundësi - të jepni dorëheqjen", citohet të ketë porositur Medvedevi Kudrinin. 

Të shtunën është bërë publik njoftimi se Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putin do t'i ndërrojnë rolet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.