Turqia e Irani-bashkë kundër rebelëve separatistë

Turqia dhe Irani janë zotuar se do të bashkëpunojnë në luftën kundër rebelëve kurdë në kohën kur trupat turke-në ditën e tretë, vazhduan ofensivën tokësore dhe ajrore kundër militantëve në veri të Irakut.

Zotimi u bë kur ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, takoi në Ankara homologun e tij iranian, Ali Akbar Salehi, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit kundër rebelëve seperatistë.

Në të kaluarën, Turqia dhe Irani kishin rritur sulmet e koordinuara kundër rebelëve kurdë në rajonin kufitar me Irakun.

Që nga e mërkura, diku 10 mijë ushtarë turkë kanë ndjekur rebelët në juglindje të Turqisë dhe në zonën kufitare me Irakun.

Aksioni erdhi pasi rebelët kurdë vranë 24 ushtarë turkë.