Maqedonia merr hua për hidrocentral

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) miratoi një hua prej 65 milionë eurosh për ndërtimin e një hidrocentrali në Maqedoni.

Ministri maqedonas i financave, Zoran Shtarevski, tha se hidrocentrali me kapacitet prej 70 megavatësh do të ndërtohet në qytetin perëndimor Debar-diku 150 kilometra larg kryeqytetit të vendit.

Ndërtimi, sipas tij, do të përfundojë kah viti 2016.

Projekti, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë për energji të vendit, pritet gjithashtu të reduktojë lëshimin e karbonit në këtë shtet.