Kombet e Bashkuara kërkojnë raport nga Siria

Komiteti kundër torturës i Kombeve të Bashkuara, thotë se ka pranuar raporte të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Siri, duke përfshirë arrestimin dhe gjymtimin e fëmijëve.

Kreu i panelit, Klaudio Grosman, tha në një deklaratë sot se “komiteti ka shqyrtuar raportet e shumta, të qëndrueshme dhe të verifikueshme dhe informacionet rreth shkeljeve të të drejtave në vend".

Ai shtoi, “një shqetësim i veçantë janë raportet që u referohen fëmijëve të cilët kanë vuajtur tortura dhe gjymtime kur janë arrestuar”.

Ky komitet ka kërkuar nga qeveria e Sirisë, që të ofrojë një raport deri më datën 9 mars, ku do të jipen masat që po ndërmirren për tu siguruar në kryerjen e obligimt të saj ndaj konventës së Kombeve të Bashkaura kundër torturës.