"Washington Times"
Kroacia është në prag të dorëzimit kombëtar. Ky vend i vogël ballkanik është i gatshëm të ndjekë rrugën katastrofale të Greqisë – duke ndikuar në mënyrë dramatike te taksapaguesit evropianë dhe amerikanë.
Me datën katër dhjetor, populli kroat do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Partia në pushtet, Bashkimi Demokratik Kroat, i njohur me akronimin HDZ, pritet të humbë dhe me të drejtë.
HDZ-ja është përfshirë në skandale korrupsioni. Ish-udhëheqësi i saj, Ivo Sanader, është në burg, duke pritur gjykimin nën akuzat për përvetësimin e disa milionëve.
Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka dashur të përmirësojë imazhin e dëmtuar keq të partisë së saj, por ajo ka dështuar.
Ndër vite, klasa qeveritare e Zagrebit e ka plaçkitur ekonominë kroate. Më shumë se 1 miliard dollarë janë vjedhur. Marrëveshjet për privatizim kanë pasuruar oligarkët e lidhur me HDZ-në. Ryshfeti është i shfrenuar.
Regjimi ndjek gazetarët e pavarur dhe kritikët e mediave. Gjykatësit shpesh janë vegla politike. Zbatimi i ligjit është pothuajse inekzistent. Të drejtat pronësore dhunohen vazhdimisht. Më shumë se 1 milion raste gjyqësore mbeten të bllokuara - një numër mahnitës për një vend me rreth 4 milionë banorë.
Shkalla e papunësisë mbulon 20 për qind. Papunësia e të rinjve është 40 për qind. Megjithëkëtë, trashëgimia më shkatërruese e HDZ-së ka qenë huamarrja e pamatur dhe shpenzimet. Borxhi kombëtar është ngritur lart. Në përgjigje, Qeveria e Kosorit ka refuzuar të bëjë atë që kërkohet: të shkurtojë shpenzimet publike dhe të riparojë programet e vendit.
Në vend të kësaj, Zagrebi ka rritur taksat, veçanërisht në bashkëpunimet e huaja. Taksat e larta të HDZ-së dhe politika statiste kanë nxitur sklerozë ekonomike, që u ndoq me largimin e investimeve kapitale.
Për më shumë, ky vend është aq i thelluar në borxh saqë Banka Qendrore e Kroacisë po paralajmëron për falimentim të mundshëm dhe kolaps financiar.
E ardhmja e Kroacisë është e zymtë. Kjo është arsyeja përse eksporti i saj më i madh kanë qenë njerëzit – ikja e madhe e kroatëve të arsimuar.
HDZ-ja ka ndaluar çdo gjë rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brukseli ka rënë dakord të pranojë Kroacinë si anëtare të re. Sipas Zagrebit, BE-ja është zgjidhje magjike për problemet e vendit. Por, kjo nuk qëndron.
Marrëveshja aktuale e BE-së është një kryq në qëllimin e sovranitetit kombëtar të Kroacisë dhe pavarësisë ekonomike.
Por, sektori i peshkimit të Kroacisë dhe sektori bujqësor do të jenë asgjësuar; zona e saj ekonomike në Detin Adriatik, që vlerësohet të ketë rezervuare eventuale të naftës dhe gazit natyror, do të braktiset; eksporti i saj i verës do të jetë i gjymtë dhe politika e saj fiskale do të jetë në vartësi të burokratëve të BE-së. Me pak fjalë, Kroacia do të transformohet në një vasal politik.
Deri tani, taksapaguesit amerikanë dhe evropianë kanë dhënë më shumë se 1 miliard dollarë në ndihmë të Kroacisë. Por, këto të holla nuk kanë shkuar për të çuar përpara masat anti-korrupsion dhe reformat.
Në vend të kësaj, ato kryesisht janë përvetësuar, keqpërdorur ose thjesht shpërdoruar. Klasa politike e Zagrebit po nxitohet për t'u bashkuar me BE-në për një arsye: të marrë në duart e saj 4 miliardë eurot që Brukseli premton si pjesë e anëtarësimit të Kroacisë. Kjo është një ujdi që kërcënon t’iu kushtojë kroatëve dhe evropianëve shtrenjtë.
Koalicioni i majtë opozitar pritet të fitojë në kutinë e votimit. I përbërë nga ish-komunistë dhe demokratë socialë, ai premton t’i ofrojë të njëjtat politika të gjera të HDZ-së - anëtarësimin në BE, taksat e larta dhe shpenzimet e mëdha qeveritare, minus korrupsionin.
As kjo nuk do të ndodhë. Partitë e krahut të majtë kontrollojnë qytete dhe vende të shumta. Megjithatë, marrja e ryshfetit dhe favorizimi i miqve mbetet i lartë.
Asgjë nuk do të ndryshojë, përveç etiketa partiake dhe oligarkët e ndryshëm. Populli kroat, megjithatë, do të vazhdojë të rrjedhë gjak.
Kjo është arsyeja përse votuesit duhet të kthejnë status quo-në politike. Është koha për t'u përballur me korrupsionin e ngulitur të Kroacisë dhe klasën qeverisëse të paaftë. Ka disa parti të reja premtuese që ofrojnë opsionet e mundshme për ta kthyer vendin në rend.
Një nga to është ‘Kroacia e Shekullit XXI’. Liderja e saj, Natasha Srdok, ka një agjendë me shkurtim të taksave dhe rritje ekonomike. Ajo është njëra nga politikanët seriozë rreth largimit të vërtetë të Zagrebit nga kultura e korrupsionit.
Ajo gjithashtu është një euro-skeptike që zotohet të prishë marrëveshjen e Zagrebit me Brukselin. Partia e saj ka lidhje të ngushta me konservatorët evropianë.
Në kontrast me HDZ-në, zonja Srdok është një tradicionaliste e mirëfilltë. Ajo është pro familjes, pro jetës dhe kërkon përfundimisht për t'i dhënë fund vrasjes masive të fëmijëve të palindur kroatë, duke bërë aborte të paligjshme - por vetëm nëpërmjet një referendumi.
Me pak fjalë, ajo përbën një kërcënim vdekjeprurës për kleptokracinë e korruptuar të Kroacisë. Prandaj, HDZ-ja e ka quajtur atë "armike të shtetit." Anëtarë dhe mbështetës të partisë së saj kanë qenë të ngacmuar dhe të frikësuar nga HDZ-ja dhe zyrtarë të majtë.
Kohët e fundit, Aleksandar Radoviq, një kandidat për Kroacinë e Shekullit XXI dhe një autor i njohur anti-korrupsion, u arrestua nga autoritetet qeveritare.
Krimi i tij: Ai ka dokumentuar pasurinë e madhe, të paligjshme dhe korrupsionin e brendshëm të ministrit Tomisllav Karamarko - një bandit që përdor policinë si xhelatët e tij personalë. Zoti Radoviq po kalbet në burg - një i burgosur politik në një vend gjoja demokratik.
Duke fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia, Kroacia është gati të prishë kot sovranitetin e saj të fituar. Bashkimi me BE-në është një gabim fatal. Thjesht, pyesni grekët! (e.b.)

Zagreb
Marrëveshja është gjithashtu e keqe për Evropën dhe Amerikën. Brukseli do të marrë një tjetër Greqi – një vend ballkanik të ngarkuar me borxhe, që do të kërkojë fonde të vazhdueshme shpëtimi për të qëndruar në këmbë.Deri tani, taksapaguesit amerikanë dhe evropianë kanë dhënë më shumë se 1 miliard dollarë në ndihmë të Kroacisë. Por, këto të holla nuk kanë shkuar për të çuar përpara masat anti-korrupsion dhe reformat.