Tajlanda do t’i lëshojë pasaportë Shinavatrës

Tajlanda do të lëshojë shumë shpejt një pasaportë për ish-kryeministrin në arrati, Taksin Shinavatra, ka bërë të ditur ministri i jashtëm i vendit.

Taksin, i cili vazhdon të jetë një figurë përçarëse, ishte shkarkuar nga ushtria në vitin 2006 dhe jeton i mërguar, jashtë shtetit.

Atij iu kishte marrë pasaporta nga qeveria e kaluar, mirëpo tash motra e tij, Jingllak, është kryeministre.