Pas protestave, zyrtarët rusë pranojnë pakënaqësitë publike

Pas një dite të gjatë protestash, ku morën pjesë mijëra njerëz nëpër gjithë Rusinë, zyrtarët pranojnë se qytetarët janë të pakënaqur më zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dimitri Peskov, zyrtar për informim i kryeministrit Vlladimir Putin tha se qytetarët rusë kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre, përderisa e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë ligjore e paqësore.

Kjo deklaratë vjen pas protestave të djeshme kundër rezultateve të zgjedhjeve të 4 dhjetorit, në të cilat partia në pushtet e Vlladimir Putinit fitoi shumicën e votave, mes pretendimeve të shumta për mashtrim dhe manipulim të votave.