OKB kërkon hetimin e policëve haitianë

Agjencia e OKB-së për të drejtat e njeriut i kërkoi autoriteteve haitiane që të hetojnë rastet e dyshuara të torturave dhe vrasjeve të paligjshme nga ana e policisë.

Forcat ilegale të Policisë Kombëtare të Haitit “mund të kenë çuar në vrasjen e nëntë njerëzve” në zonën Port-o-Princ në mes të vitit 2010 dhe qershorit të këtij, citon agjencia AFP një njoftim të Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.