Tadiqi i porosit serbët e Kosovës që të mos dorëzohen

Presidenti serb, Boris Tadiq u ka bërë sot thirrje serbëve të pjesës veriore të Kosovës që të mbahen e të mos e lejnë kishën e tyre, besimin e tyre dhe identitetin e tyre kombëtar, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Duke folur gjatë vizitës së tij në manastirin e Deçanit, Tadiq tha se “ne nuk do të pranojmë që institucionet tona në veri të Kosovës të zhvendosen”, duke shtuar se një gjë e tillë do të çonte në një një eksod të serbëve nga Kosova.

Tadiqi ndodhet në Kosovë për të festuar Krishtlindjet Ortodokse.