Kuper në Kosovë

Sipas njoftimeve nga Brukseli, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Kuper, një ditë më parë, ka qenë në Beograd, për të biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviq.

Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Diplomatët evropianë kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për euro-integrimin e Serbisë.