Jemen, vriten 15 militantë të Al Kaidës

Burimet zyrtare në Jemen thonë se 15 militantë të dyshuar të Al Kaidës janë vrarë nga sulmet ajrore, në jug të vendit.

Në mesin e të vrarëve është edhe lideri i shumëkërkuar rajonal i Al Kaidës, Abdul Monem al-Fahtani.

Zyrtarët lokalë të ushtrisë i kanë thënë agjencisë AFP se sulmet në provincën Abijan “janë kryer nga aeroplanët e Shteteve të Bashkuara”,

Gazeta “The New York Times” ka raportuar qershorin e kaluar se Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar sulmet kundër militantëve të dyshuar në Jemen, duke përdorur avionët luftarakë.