Fluturim i aeroplanëve luftarakë rusë i shqetësoi japonezët

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se dy bombardues strategjikë janë kthyer nga baza në Siberi, pas patrullës 16 orëshe mbi ujërat ndërkombëtarë, në veri të Japonisë.

Raportohet se kjo patrullë ka shkaktuar shqetësim, kështu që forcat ajrore japoneze dhe jugkoreane, kanë dërguar aeroplanat luftarakë F-15 dhe F-16 për ta monitoruar misionin.

Zyrtarët thanë se në misionin patrullues ishin të involvuar dy aeroplanë rusë me kapacitet atomik strategjik, të tipit Tu-95MS, disa aeroplanë përcjellës, dhe dy tankerë fluturues Ilushin.

Rusia patrullon në këtë rajon prej vitit 2007.

Ky mision rus u bë pasi Japonia më 7 shkurt e shënoi Ditën e Territoreve Veriore, duke bërë thirrje për kthimin e Ujëdhesave Kurile kontestuese, që mbahen nga Rusia, prej Luftës së Dytë Botërore.

Nga ana tjetër, sot më 9 shkurt, është përvjetori i fundosjes së luftanijes ruse Varjag, gjatë luftës ruso-japoneze, më 1904-05.