“Cesar must die” merr Ariun e Artë

Berlin

Drama italiane “Cesar must die” ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Berlin. Filmi i regjisorëve veteranë Paolo dhe Vitorio Taviani është shpërblyer me Ariun e Artë.

Juria ndërkombëtare që zgjodhi fituesin, udhëhiqej nga regjisori britanik, Majk Leih. Berliniada është ndër festivalet më të mëdha evropiane të filmit.