Sërish protesta të opozitës ruse

Tubim i opozitës në Moskë, 24 mars, 2012

Mbështetësit e opozitës ruse kanë mbajtur tubime në dy qytetet më të mëdha të Rusisë.

Interfax raporton se në Shën Petërsburg janë mbledhur rreth një mijë persona, në një tubim që është zhvilluar pa arrestime dhe pa incidente.

Agjencia raporton se në Moskë janë mbledhur rreth 50 persona në një tubim, që po ashtu ka kaluar pa incidente.

Ndërkohë, Boris Nemcov, bashkëkryesues i subjektit të paregjistruar, Partia për Lirinë e Popullit(PARNAS), ka thënë se opozita planifikon një seri protestash nga 15 deri më 22 prill.

Ai tha se në kuadër të protestave do të përfshihen tryezat e rrumbullakëta, debatet e koncertet.

Nemcov po ashtu tha se opozita planifikon që më 1 maj të mbajë një “Festival të lirisë”, që ka të ngjarë të mbahet në sheshin Bolotnaja.