Thaçi udhëton për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën me dije Zyra për komunikim me mediat e Kryeministrit.

“Në Uashington kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime të nivelit më të lartë shtetëror në Shtëpinë e Bardhë, në Stejt Department dhe në Kongresin e SHBA-ve”, thuhet në njoftim.

Pas Uashingtonit, kryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë në Nju Jork, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, thueht në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.