SHBA: Dy të arrestuar për sulme të motivuara raciale

Ilustrim

Në shtetin jugor të Shteteve të Bashkuara, Okllahoma, dy njerëz të bardhë janë arrestuar lidhur me një seri të sulmeve të dyshuara me motive raciale.

Tre banorë zezakë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një varg të shtënash gjatë disa ditëve në qytetin Tulsa.

Në të gjitha incidentet ishte e involvuar arma e njejtë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar pas një kërkimi të gjërë me involvimin e policisë lokale dhe të agjentëve federalë të FBI-së.

Mendohet se të arrestuarit, Xhejk Ingland, 19 vjeçar, dhe Elvin Uats, 32, vjeçar, do të ballafaqohen me akuza për vrasje.