Përleshje në Jemen, 44 të vrarë

Jemen

Zyrtarët ushtarakë të Jemenit thanë se 44 njerëz janë vrarë në përleshjet, pasi që militantë të Al Kaidës kanë sulmuar barrakat ushtarake në jug të vendit.

Sulmi ndodhi në provincën e tensionuar Abian, që është strehë e militantëve të Al Kaidës.

Banorët dhe zyrtarët thanë se 24 militantë dhe më shumë se dhjetëra ushtarë janë në mesin e të vdekurve.

Sulmi i së hënës vjen pas sulmeve ajrore të qeverisë që vranë militantët e Al Kaidës në jug dhe lindje të vendit gjatë fundjavës.