Ford me fabrikë në Kinë

Ilustrim

Kompania e makinave Ford do të ndërtojë një fabrikë në lindje të Kinës.

E planifikuar të përfundojë në vitin 2015, fabrika në Hangzhou do të jetë në gjendje të prodhojë 250,000 makina në vit.

Fabrika e re do t’i sjellë investimet totale të Ford-it në Kinë në 4.9 miliardë dollarë.

Ford-i pret që zgjerimi i tij do të ndihmojë shitjen globale prej 30 milionë makinash deri në vitin 2020.