"Angry Birds" shpallet loja më e mirë

Fotografi ilustruese


Loja e famshme për smartphone, Angry Birds, është emëruar si loja më e mirë në Appy Awards për të dytin vit me rradhë.

Loja, e cila është shkarkuar miliona herë në mbarë botën, ka të bëjë me lloje të ndryshme të zogjve që hidhen me llastiqe në drejtim të derrave me ngjyrë të blertë.


http://www.youtube.com/embed/Zc-XlVLHJDo

Çdo vit, në Londër mbahet ceremonia për aplikacionet më të mira teknologjike, “Carphone Warehouse Appys”.

Çmimin e parë këtë vit e ka fituar Sky Sports News, me aplikacionet që ka për mbulimin e ngjarjeve në sport, kurse Youtube ishte fitues i dyfishtë, duke u shëprblyer me çmimin për aplikacionet në muzikë dhe zbavitje.

BBC News fitoi çmimin përaplikacionet me të mira në lajme dhe parashikim të motit, kurse Facebook si mjeti më i mirë social.(a.v.)

* huazuar nga agjencitë botërore të lajmeve