Rumani: Instalimet e NATO-s nuk janë kundër Rusisë

Trajan Bashesku

Presidenti Trajan Bashesku tha sot se vendimi i Rumanisë për lejimin e instalimit të elementeve të mbrojtës raketore të planifikuar të NATO-s në territorin e saj, nuk është i drejtuar kundër Rusisë, por kundër kërcënimeve potenciale nga shtetet e papërgjegjshme dhe terroristët.

Këtë mburojë raketore, Rusia e sheh si kërcënim potencial të sigurisë.

Këto komente presidenti i Rumanisë i bëri gjatë takimit me presidentin e Moldavisë, Nikolae Timofti, në Bukuresht.