Thaçi: Vendimi i FIFA-s, afirmon shtetin kosovar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e FIFA-s që të lejojë kombëtaren e Kosovës të zhvillojë lojë miqësore ndërkombëtare.

"Vendimi i FIFA-s që të lejojë kombëtaren e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që do të ndihmojë që shteti ynë i ri të njihet edhe më shumë dhe të tregojë vlerat e veta", thuhet në një deklaratë të kryeministrit kosovar.

"Gjatë gjithë këtyre viteve, futbollistët kosovarë kanë treguar kualitete të larta të lojës si pjesë e kombëtareve dhe e klubeve të ndryshme botërore. Tani, ky vendim do t’iu mundësojë atyre që të mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe të afirmojnë sportin kosovar, duke ndihmuar kështu diplomacinë kosovare në prezantimin e denjë të Republikës së Kosovës në botë, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.

Të hënën, FIFA ua ka mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.