"Eurovision-i" nëpër vite

Serge Gainsburg fitoi çmimin e tekstshkruesit, kur kënga e tij "Poupee De Cire, Poupee De Son", e kënduar nga Frans Gall, fitoi garën për Luksemburgun, në vitin 1965.

Sendi Shau, bëri një performansë të shkëlqyer, duke përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar, fitoi Eurovizionin, me këngën "Puppet on a String", në vitin 1967.

"Puppet on a String" e bashkë-shkruar nga kompozitori i shquar irlandez Fill Koulter. 17-vjeçarja Dana, fitoi konkursin më 1970 me "All Kinds of Everything.".

Irlandezi Xhoni Llogan është këngëtari pjesëmarrës më i suksesshëm i "Eurovisionit", me dy fitore:  "What's Another Year" më 1980, dhe "Hold Me Now" më 1987. 

"Eurovisioni" gjithmonë do të na asociojë me pop-grupin suedez ABBA, të cilët u shquan për karrierë ndërkombëtare, pas fitores më 1974 me "Waterloo".

Pop grupi britanik "Bucks Fizz" fitoi "Eurovisionin" me këngën  "Making Your Mind Up", në vitin 1981.

Kënga "Ein Bischen Frieden"e kënduar nga këngëtarja gjermane,17 vjeçe, Nikoll, u bë një hit i vërtetë në botë pas fitores më 1982.

Sandra Kim nga Belgjika , e cila triumfoi në vitin 1986 me "J'aime La Vie", shkaktoi skandal meqë kur ajo doli në skenë, ishte vetëm 13 vjeçe.

Në vitin 1988, atëherë pak e njohur, Selin Dion, fitoi "Eurovizionin" me "Ne Partez Pas Sans Moi." 

Irlanda fitoi më 1996 me këngën "The Voice", kënduar nga Eimear Kuin dhe shkruar nga Brendan Graham.

Estonia u bë vendi i parë i ish-Bllokut Lindor që fitoi festivalin "Eurovision", kur Tanel Padar (foto), Dave Benton dhe 2XL fituan me "Everybody".

Fitorja e Estonisë u pasua shpejt me triumfin e Marie nga Letonia me këngën "I wanna", 2002.

Ukraina triumfoi në vitin 2004 me Ruslana Lyzhychkon dhe këngën " Wild Dance". Lyzhychko më vonë nisi karrierën në politikë dhe u zgjodh në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2006.

Duke lënë anash spekulimet nga një tabloid i vendit të saj, lidhur me dyshimet për seksualitetin dhe përkatësinë etnike rome, këngëtarja serbe, Marija Serifoviq, ishte fituese më 2007.

Finlandezët fituan garën më 2006.

Azerbajxhani sivjet është nikoqir i festivalit të këngës "Eurovision", meqë kënga "Running Scared" e kënduar nga dyshja Ell dhe Niki, vjet rrëmbeu fitoren.