Kameron harron të bijën 8 vjeçe në bar

Kryeministri britanik Dejvid Kameron me bashkëshorten dhe të bijën

Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka pranuar publikisht se ai dhe gruaja e tij e kanë lënë gabimisht vajzën tetë-vjeçare në një bar, pasi që kishin ngrënë drekë me miqtë e tyre disa muaj më parë.

Zyra e Kameronit konfirmoi se vajza e kryeministrit Nensi i ka kaluar rreth 15 minuta në Plough Inn në Kadsden në Bakingemshajër, para se Kameroni dhe gruaja e tij, Samanta, të ktheheshin për ta marrë.

Në njoftim thuhet se incidenti ka ndodhur “disa muaj më parë”.

Aty bëhet e ditur se Kameroni dhe gruaja e tij ishin të “shqetësuar” shumë pas incidentit.

Raportohet se lajmi fillimisht i bërë publik nga gazeta “Sun” e Britanisë, mund ta vë në siklet Kameronin, derisa qeveria e tij, po i jep një shtysë të re ndihmës “për problemet familjare”.