Vazhdimi eventual i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk pritet të fillojë të paktën edhe një muaj, për aq kohë sa nevojitet konstituimi i Qeverisë së re të Serbisë, vlerësojnë politikanët serbë dhe njohësit e rrethanave politike.
Por, sipas tyre, kushtëzimi i të dyja palëve për vazhdimin e dialogut, me akuzat e ndërsjella për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, nuk do të jetë ajo që e përcakton nëse dialogu do të vazhdojë, por këtë do ta ketë në dorë bashkësia ndërkombëtare dhe presioni i saj mbi të dyja palët.
Politikani serb nga veriu i Kosovës Marko Jakshiq, deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike, vlerëson se pozicionimi i ngurtë i Prishtinës zyrtare që formati i dialogut të mos përfshijë çështjet politike, sipas tij, vazhdon të mbetet pengesë për vazhdim eventual të dialogut.
“Më duket se zëvendëskryeministri i Kosovës, Kuqi, para disa ditësh ka deklaruar se të gjitha bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar për Prishtinën dhe se ajo nuk do të zhvillojë kurrfarë negociatash për këtë. Kështu që, mbetet shumëçka për të cilat palët kundërshtare kanë qëndrime të papajtueshme”.
“Unë personalisht mendoj se sa i përket bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës, ato kurrsesi nuk do të zhvillohen në një të ardhme të afërt. Por, a do të ndodhin dhe si do të ndodhin ato, kjo krejt do të varet nga presioni që do të ushtrojnë Brukseli dhe Uashingtoni mbi Beogradin dhe Prishtinën”, thekson Jakshiq.
Por, politikani serb nga Kosova qendrore, Rangjell Nojkiq, e quan absurde faktin që marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mos zbatohen.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë, pavarësisht mospajtimeve ndërmjet palëve apo interpretimeve të ndryshme që ua bëjnë palët.
Sipas tij, vazhdimi i dialogut është, siç thotë ai, absolutisht i mundshëm, por për një gjë të tillë nevojitet vullnet politik.
Nojkiq thekson se situata politike në Serbi, për vazhdimin e dialogut me Kosovën, është shumë më e volitshme tash se sa gjatë garniturës së kaluar politike, që ishte në pushtet.
“Zoti Nikoliq, si kryetar i Serbisë, dëshiron të tregohet si evropian dhe demokrat dhe unë jam i sigurt që ai është i gatshëm për të hyrë në dialog për zgjidhjen e shumë problemeve, si dhe t’i zgjidhë në mënyrë krejtësisht tjetër në krahasim me mënyrën se si janë zgjidhur në të kaluarën”.
“Gjithashtu dëshiroj të them, se shumë pak varet edhe nga Prishtina, sepse qëndrimi i tyre është fare lehtë i ndryshueshëm, ashtu siç është i ndryshueshëm dhe do të ndryshoj edhe i Beogradit, pas formimit të qeverisë atje, nëse përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e marrin një qëndrim të tillë”, shprehet Nojkiq.
Ndryshe, të dy këta politikanë serbë vlerësojnë se formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili deri më tash është quajtur teknik, detyrimisht do të evoluojë në format politik.
Por, Jakshiq, thotë se një gjë e tillë do të varet nga raporti i forcave në botë.
“Kjo do të varet nga marrëdhëniet politike ndërmjet fuqive të mëdha. Nëse ato do të pajtohen për një gjë të tillë, atëherë bisedimet do të evoluojnë. Por nëse nuk pajtohen, atëherë ky dialog mund të stagnojë”, thotë Jakshiq.
Edhe Nojkiq shpreh mendimin se formati i dialogut do të shndërrohet nga teknik në politik, për shkak se sipas tij, mjaft qëndrime politike duhet të ndryshojnë, për të mirën e, siç tha ai, të gjithë atyre që jetojnë në këto hapësira.
“Duhet të ndryshojnë shumë qëndrime politike. Kjo do të thotë edhe për veriun, por edhe për pjesën qendrore të Kosovës. Madje, unë sot kam dëgjuar nga shumë njerëz se ka mjaft probleme në Kosovën qendrore, për shkak se po përmenden problemet vetëm në veriun e Kosovës, ndërkohë që problemet që janë në Kosovën qendrore po hidhen prapa perdeve”.
“Mendoj se kjo perde duhet të hiqet dhe duhet të jetë për të mirën e të gjithë njerëzve, qoftë në veri, qoftë në pjesën qendrore, në të gjithë Kosovën”, thotë Nojkiq.
Sidoqoftë, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas 9 raunde bisedimesh dhe 7 marrëveshjeve të arritura, është ndërprerë për shkak të mbajtjes kohë më parë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi.
Të dyja palët kanë fajësuar njëra tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve.
Ndryshe, është paralajmëruar se gjatë kësaj jave, ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë- Serbi, Robert Kuper, do ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.