Parlamenti rumun voton për shkarkimin e Basheskut

Presidenti rumun, Trajan Bashesku

Parlamenti rumun votoi të premten për të filluar procedurat për pezullimin nga detyra të presidentit Trajan Bashesku. 258 deputetë nga 432 votuan në favor të lëvizjes.

Pezullimi do të ketë efekt vetëm nëse miratohet në një referendum brenda 30 ditëve.

Ligjvënësit aleatë të partisë së majtë në pushtet, Unionit Social Liberal, kanë akuzuar presidentin e qendrës së djathtë, se në mënyrë jo të drejtë ka marrë përsipër kompetencat e kryeministrit, në vitin 2010, kur njoftoi shkurtimet drastike.

Bashesku ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se fushata kundër tij ka shkelur sundimin e ligjit dhe ka vënë në rrezik "stabilitetin dhe reputacionin e vendit".

Si BE ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me veprimet e qeverisë në ditët e fundit, duke përfshirë një dekret që i ndalon Gjykatës Kushtetuese të marrë vendime mbi aktet parlamentare.