I dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan tha se Irani mund të luajë një rol “pozitiv” në zgjidhjen e krizës siriane, dhe se Republika Islamike ka ofruar mbështetje për përfundimin e konfliktit në mënyrë paqësore.
Ai i bëri këto komente pas bisedimeve që zhvilloi të martën në Teheran me ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Salehin.
Anan erdhi në Teheran, pasi që një ditë më parë bisedoi në Damask me presidentin sirian, Bashar al-Asad.
Emisari ndërkombëtar nuk dha detaje se çfarë mbështetje ka ofruar Irani për të zgjidhur konfliktin, por Teherani së bashku me Rusinë janë aleatët kryesorë të mbetur të regjimit sirian.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që kanë mosmarrëveshje me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor, kanë kundërshtuar ndonjë rol të Iranit në zgjidhjen e konfliktit 16-mujor mes qeverisë siriane dhe kundërshtarëve që kërkojnë fundin e regjimit.