Kërcënim terrorist, mbyllet ura që lidh SHBA-në me Kanadanë

Ura që lidh Detroitin në SHBA me Uindsor, Ontario të Kanadasë

Një urë e madhe që lidh Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë është mbyllur për shkak të një kërcënimi me bombë, katër ditë pas një incidenti të ngjashëm.

Policia tha se ura që lidh Detroitin me Uindsorin e Ontarios është mbyllur pasi që autoritetet amerikane kanë pranuar një thirrje “në lidhje me një bombë në urë”.

Deri më tani, nuk ka raporte se është gjetur ndonjë pajisje shpërthyese.

Të enjten e kaluar, një kërcënim me bombë që iu bë zyrtarëve kanadezë, çoi në mbylljen e tunelit, që lidh dy qytetet. Asnjë bombë nuk u gjet në këtë incident.