Hasani në vend të Dinoshës

Flamur i Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur sot Nebojsha Kallugjeroviqin ministër të Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane.

Deri më tash ai ishte drejtor për çështje politikë në Ministrinë e Jashtme.

Në vend të Ferhat Dinoshës, ministër për të Drejtat e Pakicave është zgjedhur Hamdi Hasani.

Kallugjeroviq është zgjedhur, pasi që kohë më parë, ministri i deritashëm, Milan Roçen dha dorëheqje, nën arsyetimin se është lodhur nga diplomacia dhe politika dhe se duhet një njeri i ri për bisedimet me BE-në.