Krasniqi dënon sulmet në Zubin Potok

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, dënon sulmet e mbrëmshme në Zubin Potok, gjatë të cilave me armë automatike dhe mjete shpërthyese janë goditur objekti i “KEP” bankës, objekti i “Radio Kolashinit” dhe një shtëpi private e një eprori të Policisë së Kosovës.

"Kryetari Krasniqi konsideron se akte të tilla kriminale, duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës dhe duke rrezikuar jetën e tyre, janë përpjekje për të ngjallur panik te banorët e kësaj pjese të vendit dhe si të tilla janë të dënueshme dhe përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit", thuhet ne deklarate.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës bën thirrje që autorët e këtyre sulmeve të zbulohen, të kapen dhe të dalin para drejtësisë.