Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Merdare, foto nga arkivi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar Merdare që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Zyrtarët policore të pikëkalimit kufitar Merdare, informojnë se gjate 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata si ne hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.

"Pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, edhe pse nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë kolonat janë të gjata diku nga 500-700 metra, mirëpo pritjet janë me orë të tëra, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve kolonat janë me kilometra të gjata", thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

"Në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe", thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikëkalim kufitar.