Rusia konfiskon 200 kg heroinë

Fotografi ilustruese

Shërbimi Federal për Narkotikë i Rusisë bëri të ditur se ka konfiskuar më shumë se 200 kilogramë të heroinës afgane në rajonin e Moskës.

Shefi i agjencisë, Vasili Jurqenko, tha se policia ka marrë informatën se heroina po dërgohej me tren nga kryeqyteti i Taxhikistanit për në kryeqytetin rus.

Ai tha se me konfiskimin e fundit është ndihmuar shpërbërja e një grupi kriminal që po transportonte heroinë nga Taxhikistani.

Jurqenko tha se konfiskimi i së enjtës është më i madhi që është bërë në vitet e fundit.