Gjeorgji: Në portin Poti u konfiskua anija ruse

Porti Poti në Gjerogji

Autoritetet e Gjeorgjisë kanë shpallur sot se shërbimi i rojët bregdetare i këtij vendi e ka konfiskuar anijen ruse Sibirsky-2128, për dyshime të ndotjes së portit Poti në Detin e Zi.

Policia Detare e Gjeorgjisë pretendon se ekuipazhi i anijes i ka hedhur ujëart e zeza në këtë port.

Kapiteni i anijes, Viktor Kirjakov, me shtetësi ruse, është arrestuar dhe akuzuar për kundërvajtje administrative.

Kirjakov është dënuar me afro 40 mijë dollarë.

Anija do të lirohet pasi të paguhen gjobat.