Hejg arrin në Bagdad

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, ka arritur në Bagdad, në vizitën e parë të tij në shtetin irakian.

Hejg pritet të takojë kryeministrin Nuri al-Maliki, ministrin e Jashtëm, Hoshiar Zebari, dhe kryetarin e Kuvendit, Osama al-Nujaifi.

Mësohet se zyrtarët do të diskutojnë mbështetjen e Britanisë për proceset politike në Irak, ashtu si edhe dhunën në Sirinë fqinje.

Hejg i ka quajtuar “sulme të tmerrshme terroriste” shpërthimet e kësaj jave në Irak, të cilat kanë vrarë më shumë se 100 persona.