Nis gjykimi i Mark Koshnjetit

Beograd

Në Gjykatën për Krime Lufte në Beograd sot pritet të nisë gjykimi i shtetasit kosovar, Mark Koshnjeti, raportojnë mediat serbe.

Autoritetet në Beograd pretendojnë se Koshnjeti “ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe e akuzojnë atë për “krime lufte kundër civilëve serbë, me qëllim largimin e tyre nga Prizreni”.

Policia serbe ka arrestuar Koshnjetin në muajin prill, në vendkalimin kufitar Merdare.