Shtatë të vrarë pranë Zonës së Gjelbër në Bagdad

Bagdad - foto arkivi

Zyrtarët në Bagdad thonë se numri i të vrarëve nga shpërthimi i makinës bombë pranë Zonës së Gjelbër, ka arritur në shtatë.

Të paktën, dy nga të vrarët janë ushtarë irakianë, ndërsa të tjerët civilë.

Në Zonën e Gjelbër ndodhen ambasadat e Perëndimit dhe objektet e tjera ndërkombëtare.

Sipas disa raporteve, shpërthimi është pasuar me disa të shtëna me armë zjarri.