Paris: Grupi feminist parakaloi gjysmëlakuriq

Pamje nga arrestimi i një aktivisteje të grupit FEMEN gjatë demonstratës në Kiev me rastin e Kampionatit evropian të futbollit

Anëtaret e grupit feminist FEMEN në Ukrainë, mbrëmë në Paris kanë parakaluar gjysmëlakuriq, për ta festuar hapjen e asaj që ato e përshkruajnë si “kamp i ri stërvitor” në kryeqytetin e Francës.

FEMEN ka thënë se kampi do të shërbej si seli e re evropiane, ku aktivistet do të stërviten “të punojnë në ambiente me rrezik të madh”.

Grupi thekson se planifikon hapjen e zyreve në Nju Jork, Montreal dhe Sao Paolo.

FEMEN është formuar në vitin 2008 dhe është grup i njohur për demonstratat gjysmëlakuriqe në disa pjesë të Evropës. Ky grup ka demonstrtuar edhe në Lojërat Olimpike Londra 2012 dhe kampionatin evropian të futbollit Euro 2012 në Poloni.