Asnjë opozitar në parlamentin bjellorus

Minsk, 23 shttaor, 2012

Asnjë përfaqësues i opozitës politike në Bjellorusi nuk është zgjedhur në parlament në zgjedhjet legjislative të së dielës.

Ky kontstatim bazohet në rezultatet paraprake të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

109 deputetë u zgjodhën me shumicë të qartë.

Një vend do të kontestohet në raundin e dytë, pasi asnjë kandidat nuk ka siguruar votat e nevojshme prej 50 për qind.

Parlamenti i ri do të përfshijë tre deputetë nga Partia Komuniste e Bjellorusisë dhe një nga Partia Agrare, që të dy këto parti udhëhoqën një platformë në mbështetje të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Shumica e partive opozitare tërhoqën kandidatët e tyre dhe i bënë thirrje votuesve që të qëndrojnë larg nga qendrat e votimit. Zyrtarisht, pjesëmarrja ishte 74.3 për qind.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dërguar rreth 300 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet dhe do të japë vlerësimin të hënën.