Paralajmërohen sulme për 10 vjetorin e bombardimeve të Balit

Policët duke dëgjuar instruksionet para ceremonisë së shënimit të 10 vjetorit të bombardimeve të Balit

Policia në Indonezisë ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve më 12 tetor, që kanë cak ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të bombardimeve të Balit.

Zëvendës shefi i policisë së Balit, Ketut Untung Yoga Ana tha se masat e sigurisë janë forcuar pas një “informacioni të besueshëm” se figura të njohura mund të jenë cak i sulmeve.

Ai tha se më shumë se 1000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të vendosen në qytet për ta mbikqyrur sigurinë gjatë këtij aktiviteti.

Kryeministrat e Indonezisë dhe Australisë do të jenë në mesin e pjesëmarrësve që do ta përcjellin këtë ceremoni.