Partia e Yanukovychit pritet të sigurojë shumicën

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Partia e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe aleatët e saj duket se kanë siguruar shumicën parlamentare nga zgjedhjet e së dielës.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, rezultatet tregojnë se Partia e Rajoneve prin me më shumë se 32 për qind. Asaj pritet t’i bashkohen aleatë si Partia Komuniste.

Rezultatet e pjesshme po ashtu tregojnë se partia e udhëheqëses së burgosur të opozitës, Yulia Tymoshenko, ka fituar 24 për qind të votave.

Shtetet e Bashkuara dhe vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë cituar mangësi në fushatën dhe votimet e Ukrainës, duke i cilësuar zgjedhjet si një hap prapa për demokracinë e vendit.