Ish-Bashkimi Sovjetik kujton viktimat e shtypjes politike

Moskë

Sot shënohet Dita Përkujtimore e Viktimave të Shtypjes Politike, në nderim të atyre që kanë vuajtur represionin e qeverisë në ish-Bashkimin Sovjetik.

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Rusi dhe vende të tjera ish-sovjetike pritet të kujtojnë miliona njerëz që kanë qenë viktima të ekzekutimeve të qeverisë, dëbimeve masive dhe burgimit në kampet e përqendrimit nga Revolucioni i Tetorit më 1917 deri në rënien e regjimit komuniste, në vitin 1991.