Shpërthime afër Damaskut, 10 të vrarë

Siri, foto nga arkivi

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dyzet të tjerë janë plagosur në tri shpërthime që kanë goditur rrethinat e Damaskut, ka bërë me dije Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve DPA.

Konflikti në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe nisi revolta e kryengritësve për të rrëzuar presidentin Bashar al Assad.

Që atëherë, raportohet për mbi 30 mijë të vrarë.