Obama mban fjalimin e fitores

Presidenti Barack Obama ne paraqitjen e tij te pare pas fitores

Presidenti amerikan Barack Obama nga shtabin e tij zgjedhor në Çikago, po mban fjalimin fitues, në mesin e brohoritjeve të turmës së mbledhur.

Ai e nisi fjalimin duke iu falenderuar votuesve dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij.

Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur unionin tonë, ka shkuar përpara… dhe arsyeja jeni ju”.

Obama tha se “ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngritemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama.

Raduo Evropa e Lire do te sjelle minutë pas minute më të rejat e fundit nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.