Tensione mes Sirisë dhe Izraelit

Ushtarë izraelitë

Izraeli tha se ka lasnuar të “shtëna paralajmëruese” në Siri dielën, pasi që mortaja sirianë goditën Lartësitë Golan të okupuara nga Izraeli.

Hedhja e raketës nga ana e Izraelit në Siri vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet mbi
mundësinë e përhapjes së konfliktit të Sirisë në rajon.

Të dielën, aeroplanët sirianë qeveritarë sulmuan qytetin juglindor sirian të Al Bukamalit pranë kufirit me Irakun.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se helikopterët e qeverisë gjithashtu sulmuan qytetin e Ras al-Ain në kufirin verilindor të Sirisë me Turqinë.