Ashton mirëpret krijimit e koalicionit sirian

Catherine Ashton flet në Kajro gjatë një takimi ndërmjet ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ligës Arabe

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e ka mirëpritur formimin e koalicionit të ri të grupeve opozitare siriane.

Duke folur në Kajro gjatë një takimi ndërmjet ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ligës Arabe, Ashton i bëri thirrje grupit të ri, i cili u formua gjatë bisedimeve të fundjavës në Katar, që të dëshmojë se përfaqëson të gjithë njerëzit e Sirisë.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për situatën e tmerrshme në Siri. Unë e mirëpres punën që është bërë në Doha për ndërtimin dhe bashkimin e grupeve opozitare, për të qenë gjithëpërfshirëse për njerëzit në Siri”, ka thënë Ashton.

Vizita e BE-së vjen pasi Liga Arabe dhe Këshilli Bashkëpunues i Gjirit Persik e njohën Koalicioni Kombëtar të Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare, si përfaqësuesin legjitim të shtetit të Sirisë.

Edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë mirëpritur formimin e këtij koalicioni.