Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se presidenti Barack Obama beson se gjenerali John Allen duhet të vazhdojë t’i komandojë forcat amerikane në Afganistan, përderisa ky i fundit po hetohet për siç thuhet ”komunikim të papërshtatshëm” me një grua.
“Ai ka besim në gjeneralin Allen”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, duke shtuar se presidenti beson se Allen është duke e bërë një punë të mirë në Afganistan.
Carney e përsëriti thirrjen e Obamës që Senati duhet të lëvizë me shpejtësi më të madhe drejt konfirmimit të pasardhësit të Allen, gjeneralit Joseph Dunford.