Fotografitë e javës

Nxënëse pakistaneze ecin mbi misër në fshatin Kasab në Farid Kot.

Fëmijët e rreshtuar në një jetimore në Kandahar, Afganistan. Dy dekadat e luftës kanë lënë mbi 1 milion jetimë dhe fëmijë të braktisur në të gjithë vendin. 

Artisti indian që punon me rërë, Sudarshan Patnaik, përfundon skulpturën  e Mohammad Ajmal Kasab, mbijetuar i vetëm i sulmeve në Mumbai, ku vdiqën 166 veta. Kasab u ekzekutua me varje. 

Funeral për viktimat e shpërthimit të bombave në Ravalpindi, Pakistan.

Civilë izraelitë të ulur në majë të një kodre në qytetin Sderot, shikojnë dy raketa palestineze teksa fluturojnë drejt Izraelit jugor para armëpushimit të arritur më 21 nëntor.

Punëtorët pakistanezë të shpëtimit dhe ambulanca, mblidhen në vendin ku ndodhën dy shpërthime me bomba në Karaçi më 21 nëntor.

Pjesët e larta të ndërtesve duken nën një re të trashë mjegulle që mbuloi Varshavën herët një mëngjes.

Ushtarët izraelitë falin namazin në mëngjes, para predhave artilerie në një zonë pranë kufirit Izrael-Gaza Strip

Një pamje e përgjithshme e zyrave qeveritare të shkatërruara pas sulmit izraelit në Rripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil Elaraby dhe udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyah, vizitojnë një djalë që mjekët palestinezë thonë se është plagosur në një sulm ajror izraelit, në një spital në qytetin e Gazës.

Sulmi izraelit në Rripin e Gazës.

 Pamje nga lart e ushtrisë franceze në kamp, në Kapisa të Afganistanit. Franca përfundoi misionin e saj në Afganistan më 20 nëntor, me tërheqjen e trupave nga verilindje provincës strategjike të Kabulit. 

Ushtarët afganë duke pritur para ceremonisë së dorëzimit të bazës ndërmejt ushtrisë franceze dhe asaj afgane.

Djem afganë luajnë futboll në muzg në Kabul.

Një besimtare hindu gjunjëzohet në plazh pranë Detit Arabik, pasi ajo adhuron Perëndinë Diellit.

Një qitës  francez mbetet vigjilent dhe i gatshëm në bordin e një helikopteri gjatë një fluturimi mbi luginën Kapisa të Afganistanit.

Një pamje ajrore e anijes Soyuz TMA-05m, pasi ajo aterroi me anëtarë të ekuipazhit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pranë qytetit të Arkalyk, Kazakistan, më 19 nëntor.

Presidenti amerikan Barak Obama përqafon  Aung San Suu Kyi, gjatë një vizite në rezidencën e saj në Yangon, Burma, më 19 nëntor.

Njerëzit shikojnë një tren të aksidentuar në krahinën e Assuit, në jug të Kajros, ku humbën jetën dyzet e shtatë fëmijë të kopshteve  shkollore.

Ushtarët izraelitë përgatisin tanket në kufirin me Rripin e Gazës më 18 nëntor.