Talibanët tentojnë atentat ndaj gazetarit kritik

Hamid Mir

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për një atentat të dështuar ndaj një gazetari të profilit të lartë.

Të hënën një bombë u gjet në makinën e Hamid Mirit në Islamabad, dhe u çaktivizua nga policia.

Një zëdhënës i talebanëve pakistanezë, Ehsanullah Ehsan, tha të martën se grupi do të synojë ta godasë përsëri Mirin dhe të tjerët që kundërshtojnë militantët.

Në një intervistë për Radion Mashal të RFE/RL-së, Mir u zotua se do të qëndrojë në Pakistan, duke thënë se ai nuk do të “dorëzohet” para talibanëve.

Gazetari dhe spikeri i televizionit Geo News është këtcënuar nga talibanët për mbulimin që i kishte bërë ngjarjes në lidhje me plagosjen e adoleshentes Malala Yousafzai, sulmin ndaj së cilës e morën përsipër talibanët.

Ajo në muajin tetor, u qëllua në kokë dhe në qafë dhe po trajtohet në një spital në Britani.