Ashton arrin në Dushanbe

Catherine Ashton dhe Emomali Rahmon

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka arritur në Dushanbe të Taxhikistanit.

Ashton ka takuar presidentin taxhik, Emomali Rahmon, por detajet nga takimi nuk janë bërë ende të ditura.

Kjo është ndalesa e tretë e Ashtonit në turneun e saj në Azinë Qendrore.

Ajo ka qëndruar edhe në Uzbekistan dhe Kirgizi.