Japoni: Putini i sëmurë, Noda e shtynë vizitën në Rusi

Yoshihiko Noda

Mediat japoneze kanë raportuar se kryeministri Yoshihiko Noda, e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Rusi, të planifikuar për muajin e ardhshëm, duke i cituar problemet shëndetësore të presidentit rus, Vlladimir Putin.

Agjencitë e lajmeve, Kyodo dhe Jiji, raportuan se Noda kishte folur lidhur për shtyrje, gjatë takimit të djeshëm me zyrtarët komunalë në ishullin verior, Hokaido.

Në raporte citohet një zyrtar që ka thënë se kryeministri Noda i ka përmendur “problemet shëndetësore të Putinit”.